Site icon Telegrafi

Pas “Dale” së shpejti projekte të reja nga Lindoni

Këngëtari i ri shqiptar Lindon Berisha ka promovuar në “Express” të KTV-së projektin e tij të parë si solo artist dhe menjëherë ka paralajmëruar projektet e reja.

Lindoni të dielën lansoi “Dale” si projekt solo pas disa bashkëpunimeve që pati me Adrian Gaxhën dhe Florianin.

Ai ka thënë se së bashku me Adrianin dhe Florianin janë duke përgatitur këngë të reja që do të lansohen shumë shpejt.

“Jemi në fluks të punëve. Po punojmë shumë. Jemi në fazë të ngjeshur ku do të lansojmë projekte një pas një”, ka thënë ai në “Express” të KTV-së.

Lindoni po ashtu ka bërë të ditur se ka planifikuar të sjellë edhe bashkëpunime me këngëtare, por që diçka e tillë akoma nuk është konkretizuar.

“Është në planet e mija por nuk ka diçka konkrete”, ka thënë ai.

Exit mobile version