Telegrafi

Pas Cruzit, Alvesit e Bullockit, Matthew McConaughey në lidhje me Janet Jacksonin

Matthew McConaughey (Photo by Jonathan Bachman/Getty Images)

Matthew McConaughey është një nga aktorët më të dëshirueshëm të Hollivudit, por gjithashtu një nga aktorët më të talentuar të botës së kinematogrfisë.

Artisti ishte në emisionin “Watch what happens live”, duke iu përgjigjur një numri pyetjesh interesante të ardhura nga Andi Cohen.

Ky i fundit nuk e kurseu 49-vjeçarin as sa i përket marrëdhënies me këngëtaren, Janet Jackson.

Aktori dhe Penelope Cruz

Kur u pyet rreth lidhjes me këngëtaren e famshme amerikane, aktori vetëm qeshi. Pyetja tjetër sërish kishte të bënte nëse kishte diçka përtej miqësisë midis tyre.

“Kemi dalë një herë për darkë. Rreth kësaj teme kaq dua të flas”, tha në shpejtësi Mattew duke buzëqeshur.

Camila Alves dhe aktori

Kujtojmë se aktori ka qenë i martuar për një kohë të gjatë me modelen, Camila Alves me të cilin ka tre fëmijë.

Para kësaj të fundit, McConaughey ishte katër vjet në lidhje me Penelope Cruzin dhe dy vjet më parë me aktoren Sandra Bullock. /Telegrafi/

Artisti dhe Sandra Bullock