Site icon Telegrafi

Pas coronavirusit në Kinë, Instituti i Shëndetësisë jep rekomandime dhe vendos një ekipë mjekësore në Aeroportin Adem Jashari

Pas alarmit dhe vdekjeve nga Coronavisursi qytetin Wuhan, Provinca Hubei të Kinës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paraqitur rekomandimet për ta ndaluar depërtimin e këtij virusi në Kosovë.

IKSHPK, përmes një komunikate, duke iu drejtuar Aeroportit Ndërkombëtarë Adem Jashari dhe qytetarëve thuhet se, edhe pse Kosova nuk ka linjë ajrore me Kinën, dhe gjasat për përhapje të virusit në vendin tonë janë akoma të vogla, megjithatë duhet të ngritët vigjilenca për monitorimin e rasteve në aeroport.

Tani ekipi mjekësor është brenda ANP “Adem Jashari”, dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandon masa parandaluese të sigurisë.

“Rreziku i importimit të sëmundjes mund të zvogëlohet nëse kontrollimi i temperaturës gjatë hyrjes shoqërohet me zbulimin e hershëm të udhëtarëve simptomatikë dhe referimin e tyre për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Shpërndarja e mesazheve të komunikimit të rrezikut në aeroport. Kjo mund të bëhet përmes posterave, fletëpalosjeve dhe komunikimit direkt, duke synuar rritjen e vetëdijes së udhëtarëve për shenjat dhe simptomat e sëmundjes, dhe inkurajimin që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë dhe raportimin e historisë së tyre të udhëtimit.

Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit”, janë disa nga rekomandimet.

Njoftimi i plotë

Ashtu siç jemi të informuar, më datë 31 dhjetor 2019, OBSH u njoftua për disa raste të pneumonisë në qytetin Wuhan, Provinca Hubei të Kinës. Virusi nuk përputhej me ndonjë virus tjetër të njohur. Kjo ngriti shqetësimin sepse kur një virus është i ri, ne nuk e dimë se si përhapet tek njerëzit.

Një javë më vonë, më 7 janar, autoritetet kineze konfirmuan se kanë identifikuar një virus të ri. Virusi i ri është koronavirus, i cili është familje e viruseve që shkakton rrufë të zakonshme (ftohje) si dhe SARS dhe MERS. Ky virus i ri u emërua përkohësisht “2019-nCoV”.

Në bazë të vlerësimit të rrezikut të cilin e ka bërë IKShPK bazuar në mjetet e OBSh dhe Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC), pasi që ANP “Adem Jashari” nuk ka fluturime të drejtpërdrejta nga Kina, por mund të ketë lidhje transit nga Kina për vendin tonë, gjasat për përhapje të virusit në vendin tonë janë akoma të vogla. Megjithatë, duhet të ngrisim vigjilencën dhe monitorimin e rasteve në aeroport.

Pasi që ekipi mjekësor është brenda ANP “Adem Jashari”, IKShPK rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë:

Rreziku mbetet akoma i ulët, OBSh nuk rekomandon matjen e temperaturës së udhëtarëve të cilët vijnë në aeroport.

Ekipi mjekësor të jetë të kontakt të vazhdueshëm me policinë në kontrollin e pikës kufitare, për udhëtarët të cilët e kanë vendin e origjinës së udhëtimit nga Kina.

Në rast të të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të bëhet:

skriningu i temperaturës së udhëtarëve që arrijnë në ANP “Adem Jashari”

kontrolli mjekësor i udhëtarëve të cilët kanë këto simptome:

ethe dhe simptomat të traktit respirator (p.sh., kollë, vështirësi në frymëmarrje) dhe në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka udhëtuar nga qyteti Wuhan, Kinë.

– ose –

në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka qenë në kontakt të ngushtë me personin i cili është duke u hulumtuar për 2019-nCoV ose person të sëmurë dhe të konfirmuar nga laboratori 2019-nCoV.

Raportimi dhe njoftimi i menjëhershëm i IKShPK.

Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.

Rreziku i importimit të sëmundjes mund të zvogëlohet nëse kontrollimi i temperaturës gjatë hyrjes shoqërohet me zbulimin e hershëm të udhëtarëve simptomatikë dhe referimin e tyre për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Shpërndarja e mesazheve të komunikimit të rrezikut në aeroport. Kjo mund të bëhet përmes posterave, fletëpalosjeve dhe komunikimit direkt, duke synuar rritjen e vetëdijes së udhëtarëve për shenjat dhe simptomat e sëmundjes, dhe inkurajimin që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë dhe raportimin e historisë së tyre të udhëtimit.

Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës rekomanim, njofton Telegrafi.

Exit mobile version