Telegrafi

Pas coronavirusit dhe valës së të nxehtit, India ballafaqohet me një problem tjetër – miliarda karkaleca po ua hanë ushqimin

Numri i të infektuarve me coronavirus në Indi është duke u rritur dita ditës, kryeqyteti i këtij vendi është duke u ballafaquar me një valë e të nxehtit që nuk mbahet në mend, kurse 100 milionë njerëz kanë mbetur pa punë, e të njëjtën kohë vendi po lufton me një problem tjetër – “pushtimin” nga miliarda karkaleca.

Shkencëtarët thonë se është “pushtimi” më i tmerrshëm në 25 vitet e fundit, dhe se bëhet fjalë për një lloj unik të karkalecave që lëvizin me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

K.L. Gurdjar, zëvendësdrejtor i organizatës indiane për paralajmërimin e karkalecave, siç raporton Indepdendent, ka thënë se karkalecat kanë arritur nga lindja gjegjësisht nga Irani dhe Pakistani, duke u përhapur më pas nëpër shtet në pjesën perëndimore dhe qendrore të Indisë.

Duke marrë parasysh pandeminë e coronavirusit dhe shumicës së vendeve të botës që janë mbyllur për ta luftuar virusin, karkalecat e uritur po qëndrojnë në tufa dhe po shkaktojnë probleme të mëdha.

Në anën tjetër shkencëtarët e Indisë, pretendojnë se brenda një dite ata mund të përshkojnë mbi 200 kilometra dhe të hanë ushqim për 35 mijë njerëz, e kësaj i ka paraprirë edhe vala e të nxehtit që ka goditur këtë vend. /Telegrafi/