Site icon Telegrafi

Pas Clintonit, Thaçi takohet me presidentin gjerman Steinmeier

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të ceremonisë mortore për ish-presidentin francez, Jacques Chirac, ka zhvilluar takime me personalitete të shumta botërore.

Pas ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, presidenti Thaçi ka takuar edhe presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se Gjermania është partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Me mikun tim, Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, në ceremoninë mortore për ish-presidentin francez, Jacques Chirac. Gjermania është partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi, është duke marrë pjesë në ceremoninë e varrit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac në Paris të Francës bashkë me mbi 40 lider tjerë botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version