Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i ka propozuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, tërheqjen e Teuta Sahatqija nga misioni Konsulle e Përgjithshme në New York.
Konjufca këtë propozim e ka bërë më datën 31 mars, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se para disa javësh, Konjufca kishte propozuar kthimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik në botë, saktësisht ambasadores Vlora Çitaku, ambasadorit Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu. /Telegrafi/