Site icon Telegrafi

Pas Ceballos, Reali planifikon të shes edhe shtatë futbollistë

I preferuar i Zidanes

Real Madridi pas transferimeve të reja së fundi ka nisur të shesë disa prej lojtarëve që nuk po llogaritë në shërbimet e tyre.

Marcos Llorente, Mateo Kovacic, De Tomas, Reguilon, Odegaard, Theo Hernandez dhe Luca Zidane tashmë kanë gjetur angazhim të ri gjersa madrilenët kanë arkëtuar rreth 115 milionë euro.

Së fundi prej Los Blancos është larguar edhe Dani Ceballos, i cili është huazuar te skuadra angleze e Arsenalit.

Gareth Bale (Getty Images)

Por, spanjollët do të vazhdojnë me pastrimin e listës së lojtarëve të padëshiruar ku kryesori është Gareth Bale, i cili assesi nuk po pranon që të largohet.

Gjithashtu raportohet se deri në përfundim të afatit kalimtar të verës pritet që angazhim të ri të gjejnë portieri Andriy Lunin, mbrojtësi Vallejo, mesfushorët me tipare sulmues, James Rodriguez dhe Lucas Vazquez, sulmuesit Mariano dhe Mayoral.

Ndryshe, Reali deri më tani ka transferuar Eden hazard, Mendyn, Rodrygo e Jovicin gjersa raportohet se për synim ka edhe Paul Pogbën e Manchester Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version