Drejtori Sportiv i mitrovicasve, Veton Citaku, ka konfirmuar pwr Kosovapress, ftesën e klubit belg, Oud-Heverlee Leuven që ka bërë për Kurishtjan, i cili do të testohet në këtë klub të njohur belg.
“Sot ka ardhur festa nga klubi belg, Oud-Heverlee Leuven për Blerad Kurtishajn. Golashënuesi më i mirë i sezonit 2013/14 pas rregullimit të dokumentacionit për vizë do të udhëtojë për Belgjikë. Ai pritet të udhëtojë në fillim të muajit korrik, ku do t’i kaloj testet fizike e mjekësore”, ka thënë Citaku.
“Kjo ftesë vjen pas bashkëpunimit të mirë të kryetarit të klubit, Abedin Zeka dhe menaxhereve Shkëmbim Qorrmehmetit, e Haris Fakiq të cilët kanë të drejtën e transferimeve të futbollistëve të KF Trepça ‘89”, tha ai.
Citaku ka paralajmëruar pas Brojes e Kurtishjat, edhe Drilon Musaj një tjetër lojtar i ‘minatorëve’ do të udhëtojë drejt klubeve evropiane. Ai ka shtuar se në shënjestër të menaxherëve janë edhe disa futbollistë të rinj të shkollës së futbollit të Trepçës. /KP/Telegrafi/