Site icon Telegrafi

Pas BREXIT-it, poundi britanik mund ta përjetojë krizën e 2016-së

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e njohur si BREXIT pa një marrëveshje mund t’i kushtojë shumë poundit.

Sipas një studimi të analistëve, sterlina mund të pësojë një rënie prej 8.1 për qind kundrejt dollarit amerikan nëse nuk arrihet marrëveshja deri në 29 mars 2019, atëherë kur britanikët planifikojnë të largohet nga blloku 28-anëtarësh, përcjell Telegrafi.

Analistët thonë se kjo do të pasqyronte një rënie me të paundit, e ndodhur edhe qershor të 2016-së, atëherë kur Britania e Madhe votoi për të lënë Bashkimin Evropian.

Poundi mund të bjerë në 1.15 dollarë, thuhet në sondazhin e organizuar nga Bloomberg, ku mesatarja ishte për një rënie në 1.20 dollarë, ndërkohë që pikëpamja më optimiste ishte për një humbje në vlerë prej 1.25 dollarësh, e cila është më shumë se 4 për qind nën nivelin e poundit. /Telegrafi/

Exit mobile version