Një imazh jo i zakonshëm i fytyrës së Vladimir Putinit në një gips në formë penisi është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.
E postuar fillimisht në Reddit, figura e presidentit rus thuhet se është varur nga një shtyllë në një pikë kontrolli në rrugën për në kryeqytetin ukrainas, Kiev, përcjell Telegrafi.
Përdoruesi “beholdchris” e ka titulluar postimin – i cili ka marrë dhjetëra komente – ka shkruar: “Në pikën e kontrollit në rrugën për në Kiev…”.
Ky nuk është vendi i parë ku fytyra e Putinit shfaqet në mënyrë qesharake, pasi muajin e kaluar blerësit e një marketi mbetën të habitur kur gjetën fytyrën e presidentit rus në një biftek. /Telegrafi/