Demokratët që nga e mërkura zyrtarisht kanë shumicën edhe në Senatin amerikan, pas betimit të dy senatorëve të rinj nga shteti i Georgias, Jon Ossoff dhe Raphael Warnock.
Ossoff dhe Warnock mundën ngushtë rivalët e tyre republikanë në zgjedhjet e 5 janarit në shtetin e Georgias ndryshe të prirur për republikanët.
Alex Padilla, ish sekretare e shtetit e Kalifornisë, e cila do të bëhet senatorja e parë e amerikano-latine e këtij shteti federal, do të bëjë betimin gjatë ditës së sotme, raporton theguardian.
Ai u zgjodh nga guvernatori i Californisë, Gavin Newson për të mbushur pozicionin e Kamala Harrisit, tani nënpresidente e SHBA-së. Pasi të betohen të tre senatorët, Senati do të ndahet në mënyrë të barabartë, 50-50, midis Demokratëve dhe Republikanëve. Por, në këtë barazim, hyn në fuqi vota e Harrisit, e cila dihet se ka qenë senatore demokrate.
Demokratët kështu do të marrin kontrollin e Senatit për herë të parë që nga viti 2014, dhe ata kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve. /Telegrafi/
.@VP Harris receives a standing ovation in the Senate. pic.twitter.com/rY1Lv21Ts0
— CSPAN (@cspan) January 20, 2021