Site icon Telegrafi

Pas Berlinit, protesta edhe në Paris kundër masave të rrepta anti COVID-19

Mes 200 dhe 300 protestues u mblodhën sot për demonstrata paqësore në një park të Parisit.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë me masat e detyrueshme të mbajtjes së maskave të fytyrës, duke thirrur “Liri, liri!”

AFP shkruan se kjo është një nga protestat e para të këtij lloji në shtetin francez, transmeton Telegrafi.

Protestuesit u mblodhën në një shesh në Parisin lindor, duke akuzuar qeverinë për “manipulimin e njerëzve me frikë” dhe imponimin e mbajtjes së maskave në disa qytete të mëdha franceze “pa ndonjë justifikim shkencor” gjersa disa protestues u gjobitën për mos mbajtjen e maska.

Është një nga tubimet e para të aktivistëve që protestojnë kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në Francë.

Lexo po ashtu Policia e Berlinit shpërndau protestën kundër coronavirusit: Nuk kemi pasur mundësi tjetër

Protestuesit u rrethuan shpejt nga anëtarët e forcave të sigurisë dhe disa protestues u gjobitën me 135 euro për mos mbajtjen e maskave.

Ndryshe, protestë e tillë është mbajtur edhe në kryeqytetin gjerman, Berlin kundër masave të rrepta të qeverisë kundër përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version