Site icon Telegrafi

Pas Ben Arfas dhe Balotellit, Nice është e gatshme të kthejë në skenë edhe një sulmues

Gjithçka filloi  me Hatem Ben Arfa. Ish lojtari i Newcastle erdhi si transferim i lirë te Nice, pasi nuk deshi të luajë më në Angli.

Pas një viti ku shkëlqeu me shqiponjat e Francës, ai kaloi te PSG.

Në të njëjtën mënyrë ka ardhur edhe Mario Balotelli.

Ai kishte një sezon shumë të keq me klubin e Milanit, ndërsa kur u kthye te Liverpooli nuk e dëshironin. Ai erdhi te Nice dhe deri tani ka shënuar shtatë herë në nëntë ndeshje.

Lojtari i radhës që mund të vijë të ky klub është Ezequiel Lavezzi.

Argjentinasi nuk është i lumtur në Kinë

Nice e kthyer në një ‘klinikë për rehabilitim’ mund ta rikthej në Francë argjentinasin. Ai ka 35 gola në 160 ndeshje me PSG-në.

Aktualisht luan në Kinë te Hebei China Fortune ku ka një pagë prej 15 milionë euro në vit.

Ai mund të bashkohet që në janar në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version