Telegrafi

Pas barazimit të rekordit të Casillas, Ramos: Objektivi im, të arrij 200 paraqitje me Spanjën

Sergio Ramos (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Sergio Ramos planifikon një tjetër objektiv të madh me përfaqësueses e Spanjës. Në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, kapiteni i Real Madridit e barazoi rekordin e Iker Casillasit (me 167 paraqitje).

Porse objektivi i tij është shumë më i madh. Pasi e arrit rekordin e ish-bashkëlojtarit të tij, 33-vjeçari dëshiron të regjistrojë 200 ndeshje me kombëtaren.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sergio Ramos

“Rekordet janë për t’u thyer. Shpresoj që ky moment, entuziazëm dhe ambicie të më shoqërojë vazhdimisht dhe të arrij 200 ndeshje, që është edhe objektivi. Duhet ta bëni të vështirë’, ka deklaruar ai.

Sergio Ramos (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Natyrisht që Casillas e ka uruara Ramosin të dielën përmes një postimi në Twitter dhe kjo e ka gëzuar qendërmbrojtësin.

“Jam i prekur nga lëvdatat e Ikerit. Akoma më mbetet ta kaloj (numrin e tij) dhe shpresoj të luaj për këtë vend edhe për shumë vite”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/