Telegrafi

Pas ballafaqimit të Logan dhe KSI në boks, tani do të kemi një tjetër përballje në MMA – por që eskaloi para kohe

Pa përballjes së Logan Paul dhe KSI, që rezultoi me fitoren e këtij të fundit, do të kemi edhe një përballje tjetër.

Dyshja që u përballen në boks, dhuruan mjaftë spektakël, derisa me profesion janë më shumë persona që bëjnë video në rrjete sociale.

Por, tani do të kemi një tjetër përballjes mes dy personave që janë shumë të famshëm dhe kanë qenë pjesëmarrës në spektakle reale si ‘Big Brother’ dhe ‘Love Island’.

Sam Gowland dhe Marty McKenna do të përballen më 14 dhjetor në MMA në Utilita Arena, derisa kanë bërë matjet përfundimtare.

Por, kur përfundoi matja e të dy personave të famshëm, në konferencë për media filloi përplasja mes tyre dhe eskaloi situata.

Në mediat ndërkombëtare raportohet se Goëland dhe McKenna u përleshën shkaku që të dy ishin në lidhje me Chole Ferryn, pasi kishin qenë së bashkë në spektaklin ‘Love Island’.

Goëland nuk arriti të ruante qetësinë dhe filloi të quante me karrige në drejtim të McKennas dhe stafit të tij.

Duket se kjo përballje do të ndiqet nga afër prej mijëra adhurueseve të MMA, e që sporti do të njekë edhe një ngjarje të dy personave që nuk janë profesionistë. /Telegrafi/