Telegrafi

Pas baladës “S’jena”, Uki paralajmëron bashkëpunimin e radhës

Këngëtari i ri, Uki Latifi, i njohur për këngët e tij, dhe në veçanti për tekstet muzikore që shkruan për artistët, pritet të sjellë për fansat edhe disa projekte tjera.

Uki, i cili njihet kryesisht për balada dhe këngë kushtuar dashurisë së humbur, ka bërë për vete publikun me zërin tejet të veçantë.

Çka mendon se e veçon këngën e fundit “S’jena”?
Besoj se veçantia e këngës “Sjena” është te tema që trajtohet në këtë këngë dhe mënyra e interpretimit.

Si ndjehesh për faktin se të konsiderojnë mjeshtër i baladave?
Është gjithmonë kënaqësi kur vlerësohesh e veçanërisht më bëhet qejfi kur më vlerësojnë për atë pjesën e baladave ku edhe unë ndjehem më mirë.

A ke vuajtur nga dashuria ndonjëherë?
…, na ka ndodh ndonjëherë moti, dhe, siç po shihet jemi mirë, e kemi tejkaluar.

A din me dashtë?
Definitivisht po, ndoshta më shpejtë e më shumë se që duhet. Gjithashtu besoj tek njerëzit më shumë se që duhet besuar.

Çka mendon se të veçon si artist?
Unë gjithmonë përpiqem që në këngët e mia ta gjejnë veten shumica e dëgjuesve, pra gjithmonë është një tendencë që përmes fjalëve dhe interpretimit të sinqertë, të jem më afër dëgjuesve dhe besoj që kjo është ajo që më veçon si artist.

A është më lehtë të bësh këngë për dikë tjetër apo për veten?
Të dyja janë më të vështira se që mund të duket; është një përgjegjësi e madhe, sepse puna që bëjmë ne, vlerësohet direkt nga publiku. Një gjë është e sigurt, këngët e mija më marrin më shumë kohë, pasi që nga shumë opsione që kemi në studio, e kam gjithmonë shumë të vështirë të zgjedh çka dua të lë e çka jo në këngë.

Kur do të vini me bashkëpunim?
Besoj që shumë shpejt, edhepse nganjëherë si proces di të vonojë shume dhe unë kam vendosur që mos t’i lë adhuruesit e këngëve të mia të presin shumë gjatë.

Projekti i fundit “Sjena” a është dedikim?
Besoj që shumë njerëz kalojnë në situata të tilla së paku njëherë në jetë, e në rastin tim, hmmm… çfarë të them, ndoshta ka ndodhur dikur, diçka me dikë.