Këngëtarja Dhurata Ahmetaj, e cila ditë më parë, pas një pauze, solli këngën e re të titulluar “Jam pa ty” më nuk do ti mungojnë publikut të saj.
Ajo në një bisedë për RTV Dukagjinin ka treguar se menëjherë pas publikimit të baladës së saj, i është përveshur punës për risinë e radhës.
Këngëtarja nuk ka preferuar të jap shumë detaje rreth kësaj kënge, vetëm ka thënë që do të jetë një këngë ritmike, e plotësuar me videoklip dhe do të publikohet brenda dy muajve.
Ndër të tjera këngëtarja ka premtuar se më nuk do t’i mungojë publikut të saj, kurse për këngën e re është shprehur shumë e kënaqur./Telegrafi/.