Telegrafi

Pas babait, ndërron jetë edhe i biri nga shpërthimi në Lushnjë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Lushnjes, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Nga shpërthimi nuk ka rritur të mbijetojë Landi Verçani dhe djali i tij 24-vjeç.

Gjithashtu janë të plagosur dhe tetë persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela. Ky i fundit së bashku me dy të tjerë janë nisur drejt Traumës, ndërsa një pacient tjetër ndodhet në intubim për shkak të djegieve që ka marrë, shkruan Euronews.al.

Lexo po ashtu Shpërthim në Lushnjë - raportohet për një të vdekur dhe gjashtë të lënduar, mes tyre deputeti i PS-së

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”, ka njoftuar policia.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.