Site icon Telegrafi

Pas Australisë, Cupra synon tregun e SHBA-së

Vetura spanjolle e markës Cupra – fillimisht e cila ishte pjesë e degës Seat, tani simbol i pavarur brenda grupit automobilistik të Volkswagen, thotë se arritja e saj në dhomat australiane të ekspozitave më vonë gjatë këtij viti mund t’i shtyjë ata drejt tregut të Amerikës Veriore.

Megjithatë, për momentin drejtuesit e Cupra thonë se nuk planifikojnë që t’i prezantojnë veturat e tyre në Kinë, tregun e ri më të madh të veturave në botë, ku tani e lan pas edhe SHBA-në.

“Ka tregje edhe jashtë Australisë të cilat po i zhvillojmë” tha për mediat gjatë një vizite në Australi gjatë javës Wayne Griffiths, ku ai morri pjesë në hapjen e dhomës së ekspozitës në Sydney, raporton drive.com.au, transmeton Telegrafi.

“Kemi treg të fuqishëm në Amerikën Jugore, më saktësisht në Meksikë por edhe në Kolumbi dhe Kili”, tha Griffiths.

“Përveç kësaj, padyshim nëse dëshironi që të bëheni markë botërore është edhe arsyeja për ardhjen tonë në Australi, për të vërtetuar se ne mund të bëhemi një markë botërore. Dhe atëherë padyshim se duhet të shikoni drejt tregjeve sikur Amerika Veriore, por kjo do të ndodhë vetëm në fazën e dytë të zhvillimit”, bëri të ditur ai.

“Për tani nuk ka ndonjë vendim në lidhje me tregun e Amerikës Veriore, por që ne kemi filluar që ta studiojmë atë treg”, shton tutje Z. Griffiths.

Kur u pyet se nëse Cupra planifikon që të prezantojë markën e tyre në Kinë, Griffiths në konferencën e mbajtur në një tryezë të rrumbullakët me mediat australiane, ai u përgjigj: “Momentalisht jo”.

“Volskwagen Group ka një ndikim mjaft dominues në Kinë me markat e tyre ekzistuese. Ata kanë një pozicion mjaft të fuqishëm me Audi, Volkswagen dhe Skoda. Pra shkuarja në tregun kinez? Jo për momentin. Prioriteti ynë kryesor është SHBA-ja” deklaroi Wayne Griffiths. /Telegrafi/

Exit mobile version