Site icon Telegrafi

Pas asaj të Ulqinit, një foto tjetër hit në rrjetet sociale vjen nga Bosnja dhe Hercegovina

Pas talljeve me tabelën e vendosur gabimisht në Ulqin të Malit të Zi, në të cilën në vend të “2022”, si shenjë e vitit që vjen, shkruhej “2202”, një fotografi tjetër hit në rrjete sociale vjen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Mediat vendase shkruajnë se nuk kanë mundur të përcaktojmë nëse fotografia është realizuar këto ditë apo më herët, por e sigurt është se ajo është tanimë virale, përcjell Telegrafi.

Pra, në vend që të shkruhet Brčko në formë dekorimi vezullues, mbi dekorin shkruhet: “Brčok”.

Si rezultat, shkruajnë mediat atje, fotoja po shpërndahet në rrjetet sociale me shpejtësi të madhe ku nuk po mungojnë as komentet e shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version