Site icon Telegrafi

Pas arritjes së marrëveshjes mes Assadit dhe rebelëve kurdë që të luftojnë kundër ushtrisë turke, reagon Ankaraja

Turqia i është kundërpërgjigjur qeverisë siriane, pasi që të hënën presidenti turk Rece Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të fillojnë sulmin në qytetin Manbij, ku tanket e Bashar al-Assadit po tentojnë të mbrojnë kurdët.

Presidenti turk ka deklaruar se “pritet të implementojnë vendimin e tyre lidhur me Manbijin”, ku në fotografitë e publikuara shihen tanket e ushtrisë turke dhe mjete tjera të blinduara në afërsi të qytetit sirian al-Tukhar, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa ai po fliste para qytetarëve, videoja e publikuar nga forcat Demokratike siriane (kurde), shfaq tanket e ushtrisë së Assadit në Manbij,  jo larg atyre turke.

Ky fakt mund ta ndryshojë situatën, pasi Assad përkrahet nga Rusia dhe Irani. Gjithashtu kjo do të ishte hera e parë që forcave ruse që përkrahin ushtrinë siriane, t’i bashkohen forcat kurde.

Raportohet se Assad kishte arritur marrëveshje me kurdët gjatë të dielës që t’i mbroj ata nga sulmet turke, në këmbim që të rikthejnë kontrollin e qyteteve në afërsi të vijës kufitare Manbij dhe Kobane. /Telegrafi/

Exit mobile version