Telegrafi

Pas arritjes në Rotterdam, Anxhela Peristeri tregon se ka kryer provat e para për ‘Eurovision’

Anxhela Peristeri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri pak ditë më parë ka udhëtuar drejt Holandës, saktësisht në Rotterdam.

Artistja, e cila përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021”, tashmë ka filluar me përgatitjet e para rreth festivalit.

Ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj personale, Instagram, me të cilën bën të ditur se ka kryer provat e para.

Anxhela Peristeri (Foto: Instagram)

“E djeshmja ime në Rotterdam (provat e para)”, ka shkruar ajo.

Në video, 35 vjeçarja tregon procedurën që nga fillimi dhe tërë kohën mbante flamurin kuq e zi.

Lexo po ashtu Anxhela Peristeri niset për në Rotterdam, publikon fotografi nga aeroporti me flamurin kuq e zi

Në pjesën për komente, Peristeri mori komplimente të shumta duke i uruar fitore në këtë kompeticion muzikor.

Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj.

Ylli nga Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në të njëjtën ditë me Serbinë, Greqinë, Bullgarinë, Zvicrën etj. /Telegrafi/