Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri pak ditë më parë ka udhëtuar drejt Holandës, saktësisht në Rotterdam.
Artistja, e cila përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021”, tashmë ka filluar me përgatitjet e para rreth festivalit.
Ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj personale, Instagram, me të cilën bën të ditur se ka kryer provat e para.
“E djeshmja ime në Rotterdam (provat e para)”, ka shkruar ajo.
Në video, 35 vjeçarja tregon procedurën që nga fillimi dhe tërë kohën mbante flamurin kuq e zi.
Në pjesën për komente, Peristeri mori komplimente të shumta duke i uruar fitore në këtë kompeticion muzikor.
Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj.
Ylli nga Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në të njëjtën ditë me Serbinë, Greqinë, Bullgarinë, Zvicrën etj. /Telegrafi/