Site icon Telegrafi

Pas arrestimit të Thaçit, kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë

Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme, anëtarët e këtij komisioni kanë bërë të ditur se do të dalin me një deklaratë në lidhje me arrestimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi.

Kryetari i këtij komisioni, Ilmi Reçica, ka thënë ata si komision e kundërshtojnë arrestimin e tij dhe se organet duhet ta shqyrtojnë në detaje këtë situatë.

Sipas Reçicës, arrestimi i Nehat Thaçit, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, transmeton “zeri.info“.

Ndërsa, sipas anëtarit të këtij komisioni, shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ky komision do të duhet të del me një deklaratë, sepse ajo çka ka ndodhe me drejtori rajonal policisë në Mitrovicë nuk i kontribuon normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë thirrje te organet përgjegjëse që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund dhe nëse është nevoja që të ndërpriten bisedimet në shenjë proteste për veprimin e shtetit serb.

Në anën tjetër, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ky rast është i papranueshëm dhe kjo tregon mentalitetin e vjetër të Serbisë.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, është formuar edhe një Komision për mbikëqyrjen e zbatimi të Ligjit për Protokollin e Shtetit. /Zeri/

Exit mobile version