Telegrafi

Pas arrestimit të dyshuarve për vrasjen në Gllogjan, Haradinaj: Askush nuk mund të fshihet pas krimit

Foto: Arkiv

Kryetari I AAK-së, Ramush  Haradinaj, ka përshëndetur arrestimin e të dyshuarve për për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.

Haradinaj ka thënë se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshihet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

“Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.

Ndryshe, nga Prokuroria e Pejës, sonte kanë bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që ndodhi më 26 nëntor të këtij viti, në një sulm me armë në autobusin që po transportonte nxënës. /Telegrafi/