Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me arrestimet e Gjykatës Speciale te selia e OVL UÇK-së.
Jashari për RTK-në ka thënë se ky është një spektakël mirë i organizuar nga njerëz të vendit tonë.
“Më vjen turp e gjithë kjo që po ndodh nga njerëz që po dëshirojnë ta shpëtojnë vetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Lufta e UCK-së ka qenë e pastër dhe ka ndodhur për çlirimin e vendit. Ne nuk kemi shkuar në Beograd për t’i sulmuar ata, por ata na kanë sulmuar neve”.
Kryetari i Skenderajt ka thënë se askush nuk është kundër Gjykatës Speciale nëse kjo e fundit do të trajtonte të gjitha krimet.
Jashari megjithatë thotë se do të përsëritet pastërtia e luftës së UÇK-së.
I pari i Skenderajt me gjithë atë thotë se dosjet te selia e OVL UÇK-së i ka sjellë dikush me qëllime të caktuara jo të mira.
“Njëherë mund të vijë dikush fshehtas e jo tri herë”, deklaroi ndër të tjera Bekim Jashari./Telegrafi/