Telegrafi

Pas armëve, Kallashnikov tani po kërkon të krijojë automjete elektrike me tri dhe katër rrota

Kompania ruse Kalashnikov është e njohur kryesisht për pushkë dhe pajisje ushtarake, por tanimë është e përfshirë edhe në sektorin e automobilave duke zhvilluar automjetet e tyre elektrike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kalashnikov Izh UV-4 EV me katër dyer u shfaq për herë të parë në vitin 2018 në formën e prototipit, por një sërë imazhesh që u shfaqën së fundmi lënë të kuptohet për një version të mundshëm të prodhimit, së bashku me një version më kompakt me dy dyer me tre rrota.

Historia e kallashnikovit me makinat elektrike filloi në vitin 2018 kur kompania prezantoi konceptin Electric CV-1 të stilit retro, ndërsa një zëdhënës deklaroi interesin e tyre për të konkurruar me Tesla-n.

Prototipi elektrik Izh UV-4 u pasua më vonë në të njëjtin vit, me një variant taksi që debutoi në një ngjarje të vitit 2019 në Moskë.

Raportet e mëparshme nga kompania sugjeruan për një veturë me një fuqi deri në 50 kW/68 PS duke lejuar një shpejtësi maksimale prej 80 km/h falë peshës së ulët prej 650 kg.

Kallashnikov nuk zbuloi shifra për baterinë, por në vitin 2019, ata pretenduan se ishte e mjaftueshme për një rreze prej 150 km.

Një tjetër plus është “rreziku i ulët i zjarrit dhe shpërthimit në rast aksidenti” që u përmend në njoftimin zyrtar për shtyp për variantin e taksive. /Telegrafi/