Telegrafi

Pas Argjentinës, Bolivia mposht edhe Brazilin

Selecao e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Bolivia nuk ka asnjë shans për të shkuar në Afrikën e Jugut, ashtu që kjo përballje u zhvillua vetëm për prestigj.

Kështu, pasi kishte turpëruar Argjentinën me rezultat 6-1, Bolivia arriti të mposhtë edhe një gjigant tjetër të futbollit.

Vendasit fituan me rezultat prej 2-1, me golat e shënuar nga Edgar Olivares (10’) dhe Marcelo Martins (31’), ndërsa për Brazilin shënoi Nilmar (70’).