Site icon Telegrafi

Pas ardhjes së Simeones, rrugës janë edhe Ndombele dhe Raspadori – si mund të rreshtohet Napoli në këtë edicion

Napoli ka prezantuar argjentinasin Giovanni Simeone, ndërsa rrugës janë edhe nënshkrimet e tyre të reja Tanguy Ndombele dhe Giacomo Raspadori.

Të dy lojtarët do të transferohen në Stadio Maradona në marrëveshje si huazim.

Marrëveshja e Raspadorit me Sassuolon vjen me një detyrim blerje për 30 milionë euro plus bonuset. Ndombele do t’i bashkohet Napolit në formë huazimi me opsion blerje për rreth 30 milionë euro.

Reprezentuesi francez tashmë ka zbarkuar në Itali për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe së shpejti do të ndiqet nga Raspadori.

Napoli ka qenë mjaft i zënë së fundmi, pasi ka zyrtarizuar gjithashtu edhe Giovanni Simeone nga Hellas Verona.

Por si mundet Luciano Spalletti të rreshtojë skuadrën e tij te Napoli me të rinjtë a ardhur së fundmi?

Timonieri italian përdor kryesisht sistemin 4-2-3-1 ose 4-3-3 dhe Ndombele dhe Raspadori do të forcojnë opsionet e tij në sulm dhe në mesfushë.

Ndombele mund të luajë në mesfushë me dy ose tre, ndërsa Raspadori mund të vendoset si një Trequartista – pas qendërsulmuesit – ose si një 9 fals. Ai luajti në të dyja pozicionet te Sassuolo.

Simeone mund të përdoret në një formacion 4-4-2 duke partnerizuar me Raspadorin ose Victor Osimhen ose të zëvendësojë nigerian si qendërsulmues kryesor kur Spalletti zgjedh një formacion 4-3-3 ose 4-2-3-1.


Tri formacionet se si mudntë rreshtohej Napoli  

Napoli 4-3-3: Meret (Sirigu); Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui (Olivera); Zambo Anguissa, Lobotka, Ndombele; Lozano (Politano), Osimhen (Simeone ose Raspadori), Kvaratskhelia.

Napoli 4-3-3: Meret (Sirigu); Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui (Olivera); Lobotka, Ndombele (Zambo Anguissa); Lozano (Politano) , Raspadori, Kvaratskhelia; Osimhen (Simeone).

Napoli 4-4-2: Meret (Sirigu); Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui (Olivera); Lozano (Politano), Lobotka, Ndombele (Zambo Anguissa), Kvaratskhelia; Osimhen, Simeone (Raspadori).


/Telegrafi/

Exit mobile version