Site icon Telegrafi

Pas anulimit të turneut, mësohet se Mick Jagger do të operohet në zemër

Mick Jagger (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Frontmeni i “Rolling Stones”, Mick Jagger, do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër dhe për këtë arsye rokerët e kanë shtyrë turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi njoftoi se do të shtyjë turneun e koncerteve të planifikuara midis 20 prillit dhe 29 qershorit, duke përmendur gjendjen shëndetësore të këngëtarit legjendar.

Lexo po ashtu "Rolling Stones" anulon turneun amerikan për shkak të sëmundjes së Mick Jagger

Mjekët, duke mos treguar se nga çfarë vuan këngëtari, rekomanduan që 75-vjeçari të mos udhëtonte në turne, pasi kishte nevojë për trajtim, transmeton KP.

Mick Jagger (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Grupi ikonik kishte paraparë 17 paraqitje në kuadër të turneut ‘No Filter’. Koncerti i parë ishte planifikuar për 20 prill në Majami, ndërsa i fundit më 29 qershor në Kanada.

“Rolling Stones” u themelua në vitin 1962 dhe është ende aktiv. Grupi ka mbi 30 albume të incizuara në studio, 23 albume live dhe 25 kompilime.

Exit mobile version