Manchester United ka hequr qafe një nga futbollistët më të padëshiruar në klub, brazilianin Antony.
Djajtë e Kuq e kanë dërguar brazilianin si huazim te Real Betisi në La Liga.
Por një tjetër futbollist i padëshiruar te United mund të zbarkojë te skuadra andaluziane.
Fjala është për mbrojtësin e majtë holandez Tyrell Malacia, në të cilin trajneri Ruben Amorim nuk e sheh fare si pjesë të skuadrës.
25-vjeçari ka tre vite që është pjesë e Djajve të Kuq, por pa arritur të lë gjurmë në Old Traford.
Real Betisi e ka kërkuar huazimin e holandezit me mundësi blerje në fund të sezonit.
Man Utd nga ana tjetër është gati ta lejoj largimin e holandezit pasi ata tanimë kanë siguruar shërbimet e Patrick Dorgu nga Lecce. /Telegrafi/