Site icon Telegrafi

Pas ankesave të qytetarëve, largohet deponia e mbeturinave e cila ishte në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë

Në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë është larguar deponia e mbeturinave për të cilën kishin raportuar qytetarët.

Qytetarët ankesat e tyre i kanë paraqitur në platformën “Ndreqe.com”, transmeton Telegrafi.

“Pas raportimit të qytetarëve në platformën ndreqe.com, Komuna e Prishtinës ka intervenuar në pastrimin e kësaj deponie të mbeturinave në Lagjen e Muhaxherëve në kryeqytet. Rreziku prej saj vinte sidomos në temperaturat e larta për shkak të dekompozimit të mbetjeve nga ndërtimet në këtë lagje”, thuhet në njoftimin e bërë nga platforma Ndreqe.com.

Qytetarët po vazhdojnë të paraqesin ankesat e tyre në këtë platformë, ku më pas po intervenohet nga organet përgjegjëse./Telegrafi/

Exit mobile version