Opinioni në Britani është habitur me pamjet e “qytetit lundrues” në afërsi të brigjeve jugore të Anglisë – që në fakt bëhet fjalë për një iluzion optik.
Në rrjetet sociale së fundmi është shfaqur fotografia e “qytetit” duke qëndruar mbi nivelin e ujit të detit. Ai duket sikur lundron mbi Oqeanin Atlantik, transmeton Telegrafi.
“Qyteti lundrues” është shfaqur disa ditë pasi që “Princi i Uellsit” anija më e madhe ndonjëherë e ndërtuar në Britani, u filmua duke “fluturuar” mbi brigjet e Devonit.
E një prej qytetarëve të shumtë që pa “qytetin lundrues” në Portsmouth, pretendon se afro një orë i ka shikuar blloqet e ndërtesave afro një kilometër larg brigjeve – duke u dukur se po qëndrojnë mbi ujë. /Telegrafi/