Dje gjatë ditës, Deutsche Post DHL i testoi dërgesat e saj me aeroplanët e vegjël në Gjermani, pasi që përdori një të tillë për ta dërguar një pako me barna nga një farmaci në Bon tek zyrat kryesore të DHL, të cilat gjenden në anën tjetër të lumit Rhine River.
Aeroplanët e ri të dërgesave të DHL mund të bartin pako të cilat peshojnë deri në 3 KG, ndërsa kompania njoftoi se do të realizojë edhe disa “fluturime” të reja gjatë javës.
DHL janë duke testuar fluturimet e dërgesave të saj në Gjermani, ndërsa kompania ka marrë lejen nga autoritetet e aviacionit gjerman për testimin e këtyre fluturimeve.
Zëdhënësi i DHL, Thomas Kutsch ka thënë se fluturimet e këtyre aeroplanëve janë për qëllime testimi dhe kërkime të mëtutjeshme për momentin, për të parë se sa mirë ata do të punojnë, ndërsa DHL ka thënë se ende nuk e ka në plan që të fillojë ofrimin e dërgesave përmes robotëve të rinj fluturues. / Telegrafi /