Telegrafi

Pas Allagjozovskit edhe Çakarovski fitoi postin e koordinatorit kombëtar

Qeveria ka emëruar gjinekologun Goce Çakarovski për koordinator kombëtar për shëndetësi.

Me këtë Çakarovski fitoi funksion të ri, që kur ishte i tërhequr nga pozita e zv. ministër për shëndetësi në suazat e rekonstruktimit qeveritar.

Çakarovski vin nga Manastiri, më parë ka punuar si shef i sallës së lindjes ne Spitalin Klinik “Dr. Trifun Panovski”. Në karrierën e tij ka qenë edhe kryetar i Odës së Mjekëve në Spitalin Klinik “Dr Trifun Panovski”, si dhe zv. kryetar i shoqatës së mjekëve në Manastir.

Për koordinator nacional për kulturë, është emëruar ish-ministri i kulturës Robert Allagjozovski. /Telegrafi/