Një deputete e Zelandës së Re ka dhënë dorëheqje pas akuzave të shumta për vjedhje në dyqane, shkruan BBC.
Golriz Ghahraman nga partia e Gjelbër dyshohet se ka vjedhur tre herë nga dy dyqane veshjesh, transmeton Telegrafi.
Ish-avokatja e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri histori në vitin 2017 si refugjatja e parë në qeverinë e Zelandës së Re.
Ajo ka thënë se nga stresi ka filluar të sillet “çuditshëm”.
“Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq”, shtoi ajo.
فیلم نماینده چپگرای کوردِ پارلمان نیوزیلند در حین دست کجی.@golrizghahraman #چپول_کج_دست pic.twitter.com/pkcNEXTPVB
— Harvey Dahmer 𓃬☼𓂆 (@tegiskkeold) January 16, 2024
Ghahraman u largua nga Irani me familjen e saj si fëmijë dhe iu dha azil politik në Zelandën e Re.
Ajo dha dorëheqje sot pasi pamjet e kamerave të sigurisë u shfaqën në mediat sociale, që tregonin se ajo merrte një çantë nga një butik në Auckland.
42-vjeçarja, e cila nuk është akuzuar për asnjë krim, në një deklaratë tha se veprimet e saj nuk ishin në përputhje me standardet e larta të sjelljes që opinioni pret nga përfaqësuesit e zgjedhur.
“Nuk mund ta shpjegoj sjelljen time sepse nuk ishte në asnjë mënyrë racionale. Pas vlerësimit mjekësor kuptova që nuk isha mirë”, tha ajo duke shtuar se nuk donte të justifikohej.
“Një profesionist i shëndetit mendor ka thënë se sjellja ime e fundit është në përputhje me ngjarjet stresuese dhe të lidhura me trauma të panjohura më parë”, tha ajo.
Një nga liderët e partisë së Gjelbër, James Shaë, duke reaguar ndaj dorëheqjes së saj, tha se Ghahraman ishte e ekspozuar ndaj kërcënimeve për dhunë seksuale, dhunë fizike dhe kërcënime me vdekje që nga dita që u zgjodh në parlament. /Telegrafi/