Site icon Telegrafi

Pas akuzave për muaj me radhë rreth ngacmimeve seksuale, falimenton kompania e Weinstein

Harvey Weinstein (Getty Images)

Kompania e themeluar nga Harvey dhe Bob Weinstein ka deklaruar së fundmi zyrtarisht falimentimin.

Pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale në Hollywood, kjo kompani muajve të fundit kishte nisur negociatat për shitjen tek investitorët e ndryshëm.

Harvey dhe Bob Weinstein (Getty Images)

Në një deklaratë të dhënë për media, kompania njoftoi se ka hequr klauzolat e konfidencialitetit për aktorët që akuzuan për ngacmime seksuale.

“Kishim shpresuar për të arritur një zgjidhje gjyqësore, Bordi është i kënaqur që ka një plan që do të maksimizojë vlerën e aseteve dhe për të ruajtur sa më shumë vende pune, e gjithashtu për të sjellë drejtësi për viktimat,” ka thënë Robert Weinstein, themelues i kompanisë së bashku me vëllanë e tij.

Tutje, në deklaratë theksohet edhe se: “Askush nuk duhet të ketë frikë të flasë, ose të detyrohet të heshtë. Kompania falënderon individët e guximshëm, të cilët kanë folur. Zërat tuaj kanë inspiruar një lëvizje ndryshimi për vendin dhe mbarë botën”.

Harvey Weinstein (Getty Images)

Kujtojmë që Vitin e kaluar i gjithë Holliwoodi ishte përfshirë nga këto ngacmime, të cilat u bënë temë në mediat ndërkombëtare.

Një çështje e tillë, ndikoi edhe në mos-prezencën e disa prej yjeve në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars”. /Telegrafi/

Exit mobile version