Disa vite më parë, aktori Armie Hammer, u përball me akuza për abuzim dhe kanibalizëm që shkatërruan karrierën e tij.
Pas një skandali të madh dhe akuzave, Hammer mbeti pa punë, dhe tani pa para.
Dje, ai ka postuar një video në Instagram duke thënë se do të duhet të shesë kamionin e tij.
“Që kur u ktheva në Los Angeles, kam hedhur 450 euro benzinë në kamionin tim dhe nuk mund ta përballoj atë. Nuk mund të përballoj më”, tha ai.
“Unë kam një makinë të re të vogël. Është hibride. Ndoshta do të vendos nëntë euro në muaj në benzinë”, tha Hammer.
Hammer theksoi gjithashtu se e ka të vështirë të heqë qafe kamionin e tij.
“E bleva si dhuratë për Krishtlindje në vitin 2017. Më pëlqeu shumë ky kamion, e mora shumë herë në udhëtime kampe në të gjithë vendin dhe në udhëtime të gjata”.
Aktori gjithashtu kujtoi se si e përdori atë kamion për të marrë fëmijët. Ka dy fëmijë, vajzën Harper dhe djalin Ford, me ish-gruan e tij Elizabeth Chambers.
Kujtojmë se aktori u bë kryefjalë në vitin 2021 pas mesazheve që dyshohet se ka dërguar, në të cilat dëshirat e tij seksuale përshkruheshin në detaje, duke përfshirë një fetish kanibal.
Në një mesazh, ka shkruar “Unë jam 100 për qind kanibal”. /Telegrafi/