Telegrafi

Pas akuzave për abuzim dhe keqtrajtim, rishfaqen video nga e kaluara ku Russell Brand bën shaka për përdhunimin

(Foto: Screenshot/MailOnline)

Pasi ai u akuzua për përdhunimin dhe abuzimin e disa grave, është shfaqur një video e vjetër e Russell Brand, ku ai bën shaka në lidhje me përdhunimin në një performancë me Richard Herring.

Komiku gjithashtu ishte tallur me grekët e lashtë që kishin marrëdhënie intime me fëmijët në podcastin Herring’s Leicester Square Theatre në vitin 2013.

Pesë femra e kanë akuzuar aktorin për përdhunim dhe abuzim seksual në një hetim të përbashkët të The Times, Sunday Times dhe Channel 4 Dispatches. Brand i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Xhirimi, i cili tani besohet se është fshirë nga YouTube dhe Soundcloud, tregon 48-vjeçarin duke folur me komikun tjetër anglez, Richard Herring.

Lexo po ashtu Rikthehet në fokus deklarata e Katy Perry para shumë vitesh që konsiderohet si paralajmërim për Russell Brand

Në shakatë e atëhershme lidhur me përdhunimin, publikun qesh gjatë gjithë kohës, duke qenë se ishin inskenime humori, porse pas akuzave, fansat i kanë rishfaqur ato video në rrjetet sociale. /Telegrafi/