Telegrafi

Pas akuzave, Brad Pitt testohet vullnetarisht për përdorim droge

Brad Pitt ka pranuar në mënyrë vullnetare të testohet për përdorim të drogës dhe alkoolit pasi është raportuar për një incident mes tij dhe djalit të tij, Maddox.

Pas divorcit të aktorit dhe aktores Angelina Jolie, në media është raportuar se aktori ka abuzuar me djalin e tij 15 vjeçar.

Sipas disa burimeve, thuhet se Departamenti për abuzim me fëmijë dhe shërbime familjare nuk ka kërkuar nga aktori testime të tilla por ai në mënyrë vullnetare ka pranuar vetë.

Rezultatet e testimit të tij akoma nuk janë bërë publike.

Burime të afërta me aktorin kanë thënë se të gjitha këto akuza për abuzim për aktorin janë të ekzagjeruar dhe të fabrikuar.

“Është shumë e rëndë që po vazhdojnë akuzat në drejtim të Brad, akuza këto që po e vështirësojnë situatën e familjes duke lënduar të gjithë. Ata janë dy prindër normal që kanë pasur mosmarrëveshje”, kanë thënë këto burime.

Aktorja Jolie kishte aplikuar për divorc nga Pitt javën e kaluar pas lidhjes së tyre 12 vjeçare.