Site icon Telegrafi

Pas aktit të paqes, fillon rimëkëmbja e Kolumbisë

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos tha se marrëveshja e paqes me rebelët e FARC do të sjellë zhvillim ekonomik dhe do të ndihmojë vendin që të shërojë plagët sociale.

Në një intervistë për BBC, Santos tha se lufta kushton më shumë se paqja, ndërsa përgatitet për firmosjen e paktit historik.

Por, Santos pranoi se shoqërisë kolumbiane do t’i duhet shumë kohë për të marrë veten nga 5 dekada konflikt.

Ai tha se gjatë 20 viteve të fundit, po të mos kishte luftë në vend, ekonomia e Kolumbisë do të ishte rritur me 2 deri në 3% në vit.

Gjithsesi, Santos theksoi se lufta ka shkaktuar dëmin më të madh në shoqëri.

Exit mobile version