Site icon Telegrafi

Pas aksidentit u vidhet edhe automjeti

Gregory Moses nga qyteti Sandusky thotë se ai dhe gruaja e tij 51-vjeçare Judith ishin goditur nga një automjet derisa po e kalonin rrugën dhe ishin dërguar në spital për trajtim mjekësor. Moses ka thënë se ai kishte lënduar gjurin, derisa gruaja e tij kishte pësuar disa gërvishtje.

Derisa ata ishin në spital, biri i tyre ka zbuluar se automjeti ishte vjedhur nga shtëpia e tyre.

Detektivi policor lokal John Orzech ka thënë se dy tinejxherët ishin arrestuar dhe paditur për vjedhje kur automjeti i tyre ishte kapur në Cleveland.

Moses ka thënë se kjo ishte një ditë “e egër”.

Exit mobile version