Ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Grilç Radman ka bërë të ditur se ka informuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla lidhur me aksidentin tragjik të linjës Frnakfurt-Prishtinë, që ndodhi sot në Kroaci.
Radman ka shkruar në Twitter se i ka shprehur ngushëllimet për viktimat.
“Bisedova me ministren Donika Gërvalla dhe i shpreha ngushëllimet e mia për njerëzit nga Kosova dhe familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci, si dhe shpresën për një shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Radman.
Ministri kroat ka theksuar se Kroacia dhe njerëzit e saj shprehin solidaritetin me Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Ne jemi duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar ministri kroat. /Telegrafi/
I spoke 📞 to 🇽🇰 Minister @gervallaschwarz and expressed my condolences to the people of 🇽🇰 and the families of the victims of the tragic bus accident that occurred this morning in #Croatia, as well as hope for a speedy recovery of the injured.
— Gordan Grlić Radman (@grlicradman) July 25, 2021