Site icon Telegrafi

Pas aksidentit me fatalitet në Prizren, Komandantit të Trafikut i ndërrohet pozita

Komandantit të Njësisë së Trafikut në Prizren, Hasan Tërshanës i është ndryshuar pozita si masë disiplinore, për pasojën aksidentit në Prizren ku mbetën të vdekur tre të rinj.

Ai tha se ky vendim është i padrejtë, ndërsa bëri të ditur se tani ai është vendosur në Sektorin Rajonal të Operativës.

“Dje e kam pranuar vendimin, mirëpo për mua ka qenë i padrejtë dhe i papritur sepse nuk është zonë që mbikëqyret prej Njësisë të Trafikut rajonal të Prizrenit, atje aksidenti ka ndodhur në autostradë, ne kemi bashkëpunim të mirë me autostradën, mirëpo ajo zonë i përket Njësisë Autostrada, nuk ka të bëjë me trafikun rajonal”, u shpreh Tërshana, për Klan Kosova.

Lexo po ashtu “Gara” që përfundoi me tre të vdekur, një muaj paraburgim ndaj dy shoferëve

Ai mes tjerash theksoi se për momentin do të respektojë vendimin, por do të bëjë ankesë sipas dispozitave ligjore, sepse sipas tij i është bërë padrejtësi për shkak se ajo zonë nuk është nën menaxhimin e tij.

Sa i përket Trafikut Rajonal në Prizren, Tërshana tha se ka performancën ndër më të mirën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë për media, ka përmendur rastin e aksidentit tragjik të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbën jetën tre qytetarë dhe aksidentin e mbrëmshëm në Podujevë që rezultoi gjithashtu me një person të vdekur.

Ministri bëri të ditur se në aksidentin e së shtunës, tre qytetarë humbën jetën si pasojë e mbajtjes së garave të jashtëligjshme automobilistike.

 

Exit mobile version