Site icon Telegrafi

Edhe një kishë bizantine, nga muze kthehet në xhami

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, riktheu Kishën e Shën Sotirit dhe Horës, një nga ndërtesat më të famshme bizantine të Stambollit, nga muzeu në një xhami.

Kisha mesjetare e ndërtuar pranë mureve të qytetit antik të Kostandinopojës, përmban mozaikë dhe afreske bizantine të shekullit XIV-të me skena nga rrëfimet biblike, raporton reuters.

Ato u mbuluan me ngjyrë pasi qyteti u pushtua nga osmanët në vitin 1453, por u nxorën përsëri në dritë kur – si Aja Sofia – ndërtesa u kthye në një muze nga republika laike e Turqisë para më shumë se 70 vjetëve.

Erdogan, partia (AKP) e të cilit ka qëndrime islamike, ka pozicionuar veten si “udhëheqës” të myslimanëve të Turqisë gjersa iu bashkua dhjetëra mijëra adhuruesve në lutjet e para në Aja Sofi, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se vitin e ,kaluar një gjykatë turke e anuloi një vendim të qeverisë së vitit 1945 duke e kthyer kishën në një muze të drejtuar nga Ministria e Arsimit.

Lexo po ashtu Pas 86 vitesh falet namazi i parë i Bajramit në Xhaminë Aja Sofia në Stamboll

Kisha u ndërtua në këtë pjesë të qytetit në shekullin e IV-të, por shumica e ndërtesave ekzistuese datojnë të shekullit të XI-të.

Erdogan nuk tregoi se kur besimtarët do të kryejnë obligimet fetare në Chora, ose çfarë rregullimesh do të bëheshin për veprat e artit të krishterëve. /Telegrafi/

Exit mobile version