Telegrafi

Pas Agnellit edhe tre president të tjerë të klubeve të Serie A në akuzë nga Anti-mafia

Andrea Agnelli nuk do të jetë presidenti i vetëm i një klubi italian që do të dëshmojë para komisionit parlamentar Anti-mafia për lidhjet që ka futbolli me elementë të krimit të organizuar.

Pas presidentit të Juventusit, dëshminë e tyre para këtij komisioni do ta japin edhe Claudio Lotito i Lazios, Aurelio De Laurentiis i Napolit dhe Enrico Preciozi i Genoas.

Komisioni parlamentar është ndërtuar për të hetuar lidhjet që kanë elementët kriminalë, të cilëve shpesh klubet u kanë krijuar lehtësira në stadiume apo u kanë dhënë në dorë kontrollin e tribunave të ultrasve dhe menaxhimin e biletave.

Gjykimi ndaj Agnellit vetëm ka filluar dhe janë mbajtur disa seanca.