Telegrafi

Pas afro dy dekadash, J.Lo rikthen veshjen ikonike që nxiti themelimin e ‘Google Images’

Jennifer Lopez në vitin 2000 dhe tash (Foto: Getty Images/Guliver)

Në korrik të këtij viti, Jennifer Lopez i ka mbushur 50 vjet, mirëpo arrin të marrë vëmendje sa herë që shfaqet në evenimente publike.

Afro dy dekada më parë (në vitin 2000), këngëtarja dhe aktorja u bë kryetemë mediave duke u shfaqur në ceremoninë e Grammy Awards të atij viti me një fustan të Versace.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez
Jennifer Lopez dhe Sean “Puffy” Combs në ceremoninë e ‘Grammy Awards 2000’ në Los Angeles (Foto: Getty Images/Guliver)

‘Fustani i frymëzuar nga xhungla’ që padyshim se është një prej veshjeve më ikonike në tepihun e kuq – është rikthyer në ceremoninë përmbyllëse të sfilatës për koleksionin pranveror për vitin 2020.

Madje për shkak të atij fustani ishte krijuar edhe ‘Google Images’, duke qenë se njerëzit kishin kërkuar shumë në Google për t’i gjetur fotografitë e J.Lo të asaj mbrëmjeje.

Jennifer Lopez në Milano, shtator 2019 (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

“Kam marrë vesh se për shkak të saj nate dhe për shkak të atij fustani, është krijuar Google Images. Shumë njerëz e kanë kërkuar këtë dhe atëherë nuk kishin se ku të kërkonin fotografi në internet, prandaj u themelua Google Images”, ka treguar 50-vjeçarja.

Jennifer Lopez në Javën e Modës në Milano, shtator 2019 (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, në prezencën e Donatella Versace, Lopez ka qenë kulmi i Javës së Modës në Milano të Italisë. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Donatella Versace (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)