E shndërruar në personazhin më të përfolur ditëve të fundit, rap-artistja Loredana Zefi tashmë po merr vëmendjen e të gjithëve.
Teksa ishte në Kosovë për të mbajtur konferencë të hapur për media lidhur me aferën e aluduar nga çifti zviceran, Zefi mohoi të jetë e përfshirë në një rast të tillë.
Ajo madje tha se arsyeja kryesore e vizitës së saj në Kosovë ishin xhirimet e klipit të ri, të cilat i përfundoi ditën e së shtunës në Fushë-Kosovë.
Tani, rap-artistja duket se është kthyer sërish në Zvicër dhe këtë e ka bërë të ditur përmes dy imazheve të hedhur në InstaStory.
Ajo ka hedhur fillimisht një fotografi me të mbërritur në shtetin helvetik, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Të dua Zvicër”.
Ndërkohë, në një imazh tjetër të hedhur në InstaStory, Loredana ka shfaqur rrugën teksa përshkonte përgjatë kthimit, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Duke u kthyer në shtëpi”.
Avokatët e saj kanë thënë se po merren me rastin, i cili do të vazhdojë të trajtohet nështetin zviceran. /Telegrafi/