Telegrafi

Pas aferës së përfolur, Loredana dhe Mozzik mbërrijnë në Kosovë

Rap-artistja nga Ferizaji, Loredana Zefi, e cila është shndërruar në personazhin më të përfolur në media kohëve të fundit, ka mbërritur në Prishtinë.

Ajo arriti në Aeroportin “Adem Jashari”, e shoqëruar nga partneri i saj, reperi i njohur Mozzik.

Me të zbritur në tribunal, Loredana ka refuzuar të prononcohet në media lidhur me aferën e fundit, për të cilën akuzohet.

Lexo po ashtu Për arrestimin e Loredanës, reagon edhe ish-menaxheri i Mozzik: Ju thosha që këta njerëz ta bëjnë horë një komb

Bëhet fjalë për një akuzë të rëndë, pasi një çift zviceran rreth të pesëdhjetave kanë akuzuar rap-artisten dhe vëllanë e saj për zhvatje të të hollave, në vlerë deri në 900 mijë franga zicerane.

Momenti i mbërritjes së Loredanës dhe Mozzikut në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë:

Deri më tani rreth kësaj çështje janë deklaruar dy vëllezërit e Loredanës, të cilët kanë mohuar akuzat duke thënë se një ngjarje e tillë është e manipuluar me qëllim prishjen e reputacionit të tyre.

Lexo po ashtu Ekskluzive - Rrëfimi i vëllait tjetër të Loredanës, Arsim Zefi: Trilluan historinë e falimentimit dhe keqpërdorën emrin tim

Ndërkohë, një reagim zyrtar nga vet Loredana lidhur me ngjarjen, ende nuk ka pasur.

Me të mbërritur në Kosovë, dyshja janë larguar për në shtëpinë e tyre në Ferizaj, bashkë me vajzën e tyre të vogël, Hanën. /Telegrafi/