Site icon Telegrafi

Rrëfimi i Rebecca Loos: Pas aferës me David Beckham, mora ofertë milionëshe për video erotike

Rebecca Loos mori vëmendje të madhe në vitin 2004 kur pohoi se ka pasur aferë me David Beckhamin, i cili ishte i martuar me Victoria Beckham.

Ndërsa tani, në një intervistë për BBC ka treguar për ofertat që i ka marrë pasi doli lajmi në media.

(Foto: Getty Images)

“Një prej gjërave të para që më është ofruar kur kam ardhur në Britani të Madhe, menjëherë pasi doli lajmi, ishte që të xhiroj një video seksuale”, ka thënë 40-vjeçarja për ofertën e tashmë të ndjerit Max Clifford.

“U shokova, ndërsa ai më tha se do të përfitoja një milion funte (1.14 milion euro). Një milion funte në xhirollogarinë tënde nëse publikon një video seksuale”, i ka treguar Rebecca fjalët e Clifford.

(Foto: Getty Images)

“I thash se nuk do ta bëj, natyrisht se nuk do ta bëja. Për mua, paratë asnjëherë nuk kanë qenë çështja kryesore”, ka rrëfyer ajo më tej.

“Kam përfituar mjaftueshëm para në vitin e parë (pas publikimit të lajmit për aferën me Beckham), natyrisht. Mirëpo, kam marrë edhe oferta shumë më të forta, të cilat i kam refuzuar”.

(Foto: Getty Images)

“Asnjëherë nuk e kam pasur për qëllim që të fitoj para, por që ta them të vërtetën”, ka deklaruar modelja e lindur në Madrid.

Loos ka lindur në Spanjë, mirëpo ka shtetësi holandeze. Babai i saj ka qenë një diplomat holandez, kurse nëna e saj është nga Anglia.

(Foto: Getty Images)

Kur ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, u transferua te Real Madridi, Rebecca u bë asistente personale e tij. Në prill të vitit 2004, tabloidi britanik News of the World raportoi se Loos dhe Beckham kanë pasur aferë.

Rebecca Loos dhe David Beckham (Foto: Video Grab)

David e mohoi këtë gjë, mirëpo asnjëherë nuk ngriti padi ndaj tabloidi duke lënë që të qarkullojnë thashetheme se lajmi ishte i vërtetë. /Telegrafi/

David dhe Victoria Beckham (Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version